Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha në një intervistë për emisionin “Pikë” ka treguar se është ftuar të hyjë në Big Brother VIP por nuk ka pranuar.
Kur është pyetur se pse ka refuzuar ai ka thënë se arsye shumë e fortë është vajza e tij.
“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”- u shpreh Roberti.
Madje, ai preku dhe temën më të nxehtë të momentit, për pagesën që u bëhet banorëve të realityshow-t për qëndrimin në shtëpi.
Roberti u shpreh se askush nuk paguhet për të qëndruar aty brenda, madje ai dyshon se banori fitues vështirë të marrë edhe çmimin e madh, ashtu sikurse thuhet.
Përsa i përket jetës sentimentale, duket se gjithçka është në qetësi. Ai vazhdon të takohet me Norën jo vetëm për hir të së bijës, por edhe për hir të respektit e shoqërisë që kanë për njëri-tjetrin.
“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”- është shprehur ai më herët kur është pyetur për ish-partneren.