Testimi i unazës njëkahëshe dje në Prishtinë ka shkaktuar tollovi në trafik.
Lidhur me këtë tollovi ka pasur reagime të shumta nga fytyra të ndryshme publike.
Ndër ta edhe moderatori Robert Berisha reagoi përmes disa “InstaStory” ku kërkoi që i pari i kryeqytetit Përparim Rama të ikë në Angli.
“Ky e bllokon qytetin, popo zemra jeme në Londër jo Prishtinë, s’kem mundësi na për kësi eksperimente tua”- tha ai ndër tjerash.