Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha është aksidentuar sot.
Ai ka shpëtuar lehtë, teksa vetura tij ka pësuar dëme materiale nga goditja që mori nga një kamion.
Pas mesazheve të shumta që ka marrë në rrjetet sociale, Roberti është deklaruar publikisht, duke treguar se është mirë.
“Aksident i lehtë. Një kamion nga më të mëdhenjtë më goditi nga pas. Ia fala se ishte punëtor e nuk i dalin as 5 paga që ta paguaj dëmin.”- u shpreh ai.
Ai po ashtu ka publikuar edhe një foto nga makina ku shfaqet i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë.
Përndryshe, Roberti po shijon lidhjen e re të dashurisë me modelen Laureta Maqedonci.