×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Qytetarët që kanë pranuar fatura të larta, të kërkojnë sqarime nga Ngrohtorja e Gjakovës

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës, ku u bë e ditur se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë e ka subvencionuar këtë ndërmarrje me 1.8 milion euro, me qëllim që çmimi i ngrohjes për qytetarët të jetë i përballueshëm.

    Gjatë takimit që Rizvanolli ka pasur me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje komunale të qytetit të Gjakovës, u theksua se Ministria e Ekonomisë ka pasur marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë financuar ndërtimin e projektit që të subvencionojnë ndërmarrjen me nga 300 mijë euro në vit për tri vite për blerjen e biomasës, pra 900 mijë euro në total, transmeton Klankosova.tv.

    “Përtej kësaj marrëveshje, Ministria e Ekonomisë e ka vazhduar subvencionimin e ndërmarrjes për vitin e katërt me radhë për 300 mijë euro, ndërsa në vitin e dytë të operimit (dimri 2022-2023) ka trefishuar subvencionin në 900 mijë euro. Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës, deri më sot e ka subvencionuar NQ të Gjakovës me 1.8 milionë euro, dyfishin e asaj që ka qenë e dakorduar fillimisht”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Rizvanolli po ashtu ka theksuar se kjo mbështetje është dhënë me qëllim që çmimi për qytetarët të jetë i përballueshëm, prandaj jemi të shqetësuar që shumë qytetarë kanë pranuar fatura tejet të larta, përkundër faktit që tarifat nga ZRrE nuk janë rritur.

    “Dje e vizitova Ngrohtoren e Gjakovës për t’u informuar rreth kësaj çështje dhe i inkurajova që të kenë komunikim të ngushtë me qytetarët për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi. Falënderoj Kryeshefin Blerim Halilaj dhe ekipin për diskutimin e frytshëm”,  ka theksuar Rizvanolli.

    Ajo i ka njoftuar qytetarët që kanë pasur probleme të tilla, që sipas legjislacionit në fuqi autoriteti i parë për adresimin e ankesës (që duhet të bëhet jo më larg se 45 ditë pas pranimit të faturës) është Ngrohtorja, ndërsa autoriteti kompetent për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve në rast të mosadresimit të çështjes në mënyrën e duhur është Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

    “Gjithashtu, inkurajoj qytetarët që të kërkojnë sqarime nga Ngrohtorja për hapat që duhet të ndërmarrin për të ulur faturën. Jam e bindur që me një bashkëpunim të ngushtë mes qytetarëve dhe ngrohtores ka hapësirë që këto sfida të tejkalohen dhe qytetarët të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë shërbimet e ngrohtores”, ka bërë thirrje Rizvanolli.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ndeshja e 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, dje mori epilog preliminar nga UEFA. Vendimi i këtij organi tha se,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me Ndihmës Administratoren e USAID’it, ambasadoren Erin E. McKee. Takimi do të nisë...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Endrit Shala do të jetë kandidat për deputet. Limaj ka thënë se Shala ka...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se mbrojtja e...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Në raportin 24...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani gjatë adresimit në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosoëvs që të përkujdeset më shumë për ushtarët...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka përmenduar edhe dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasadori i Amerikës, Jeff Hovenier, po marrin pjesë në adresimin e presidentes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.