×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Po shqyrtohet mundësia për prodhimin e energjisë në kanalet e KRU “Gjakova”

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar KRU “Gjakova”, ku ka theksuar se po shqyrtojnë mundësitë për prodhimin e energjisë përmes hidrocentraleve të vogla në kanalet ekzistuese.

    “Këto studime vijnë si vijim i një pune të shkëlqyeshme që po bënë ndërmarrja me laboratorë që monitorojnë cilësinë e ujit 24/7, sistem digjital SCADA për monitorimin e procesit të prodhimit të ujit, sisteme të energjisë solare që prodhojnë energjinë e nevojshme për pikat e pompimit, e me rritje të të hyrave për mbi 827 mijë euro, e ulje të shpenzimeve operative për mbi 247 mijë euro gjatë 9 muajve të parë të këtij viti në krahasim me 9 muajt e parë të vitit të kaluar”, theksoi ajo.

    Gjatë takimit me menaxhmentin e kompanisë, ministrja u njoftua me procesin e punës dhe projektet që janë kryer dhe ato që janë në proces, si ndërrimi i gypave të rrjetit ujësjellësit nga AC në PE, në rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve, hidroizolimi i rezervuarëve në Dedaj, Reti, Dushkajë dhe Qerim, furnizim dhe montim i paneleve solare në stacionet e pompave, e projekte tjera.

    “Ministria e Ekonomisë është duke investuar projekte në vlerë prej 1.4 milion euro, si projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat Hoçë e Madhe, Zoqisht dhe Opterushë dhe zonën industriale të Komunës së Rahovecit dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat e Krushë e Madhe, Piranë, Zojcë dhe Medvec”, shkruan në kumtesë.

    “KRU “Gjakova”  ka kapacitet dhe mund të furnizojë me ujë të pijshëm rreth 230,000 banorë, me kapacitet  1,000 lit/sec, apo prodhim të ujit të pijes në sasi prej 86,400 m3 në ditë”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Gjatë këtyre ditëve kemi përpara dy qendra të thella me presion të ulët atmosferik apo dy fronte të fuqishme, të cilat do...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi deklaroi për “Front Online” se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është shqipja. “Ashiqare qe shqipja...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj shprehet se deklarata e kryeministrit Kurti ishte e nxituar dhe e dëmshme për...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Lideri i NISMAS, Fatmir Limaj bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj kanë prezantuar sot kandidatët për deputetë nga...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.