Kosova i është bashkëngjitur shteteve si ShBA, Norvegji, Republika Çeke, Qiproja, Republika Domenikane e Islanda duke u bërë pjesë e Aleancës së Energjisë Përtej Qymyrit (Powering Past Coal Aliance) sot në Konferencën e OKB-së për Ndryshime Klimatike (COP28) në Dubai.
Kështu njoftoi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Kosova me këtë rast përfiton mbështetje në përshpejtim të zhvillimit të energjisë së pastër, qasje në burime financiare e ekspertiza teknike, bashkëpunim në hartim e zhvillim të politikave, si dhe këmbim të informatave e praktikave më të mira.
Veç Kosovës, aderimin në aleancën globale për të hequr gradualisht prodhimin e energjisë me qymyr, sot i janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke, Qiproja, Republika Domenikane, Islanda dhe Norvegjia./Front Online