Argjendi Raci dhe Ritvana Fetahu janë ende mjaft të komentuar edhe pas programit të dashurisë, “Për’puthen”.
Edhe pse në fillim patën raporte të afërta dhe shumë takime me njëri-tjetrin, gjithçka ndryshoi shpejt dhe dyshja agravuan në debate të ashpra dhe akuza.
E gjitha nisi me deklaratën e Argjendit, i cili tha se ai dhe Ritvana janë takuar në fshehtësi në shtëpinë e tij, gjë që u mohua nga kjo e fundit.
Gjatë gjithë kësaj kohe, dyshja kanë akuzuar njëri-tjetrin virtualisht.
Ndërkohë në puntatën e djeshme Argjendi tha se vuri re një sjellje të gabuar nga ana e Ritvanës, për këtë arsye vendosi të tregojë për takimet sekrete në shtëpinë e tij, madje sipas tij ajo e bëri gjithçka për vëmendje.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ritvanës në rrjetet sociale, e cila përveç një statusi publikoi edhe bisedat private me Argjendin.
“Si s’më le rehat se kuptoj. Me ato mashtrime që ke filluar t’i besosh edhe vetë, bisedat tona të fundit ku vet e pranon se s’kemi qenë në vende të tjera.”- shkruan ajo krahas mesazheve.
Në mesazhet e shkëmbyera në Instgram mes dy ish-konkurrnetëve, shihet se Argjendi i shkruan Ritvanës se jashtë programit kanë qenë vetëm në dy vende të tjera, jo në shtëpinë e tij.
Më tej Ritvana ka publikuar edhe bisedat e fundit të zhvilluara në Whatsapp me ish-konkurrentin.