Këngëtarja Rita Ora e përfundon vitin 2021 pa shumë bujë por me një të dashur në krah, lidhjen me të cilin pritet ta kurorëzojë në Vitin e Ri
E kishte nisur vitin 2021 në Australi.
Me një fillim vit, që kishte filluar me vaksinimin e dozave të para, Rita Ora kishte udhëtuar në Australi ku do të luante rolin e jurisë së “Voice of Australia”.
Megjithatë, para 10 muajve Rita kishte lansuar EP-in e saj, derisa ishte paraqitur me veshje tradicionale kosovare në klip, i cili ishte realizuar në Bullgari.
Por, kjo ishte e tëra që Rita realizoi gjatë këtij viti, por ajo filloi një romancë të re dashurie me regjisorin Taika Waititi.
Gazetat britanike kanë thënë se kosovarja pret propozim për fejesë nga Taika, por kjo duket se ende nuk ka ndodhur.
Deri sa të ndodh kjo, Rita ka vendosur të shfaqet pak para vitit të ri me një veshje rozë derisa ka shkruar: Paksa rozë në Vitin e Ri 2022.