×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora uron partnerin e saj: Faleminderit që je kaq i mirë çdo ditë

    FrontOnline
    15 Shkurt 2022

    Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora krahas një karriere shumë të suksesshme, fati e ka përcjellë edhe në dashuri.

    Artistja prej gati një viti po shijon romancën me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi dhe dyshja tashmë janë të pandashëm me njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungojnë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.

    Së fundmi, ishte 31-vjeçarja ajo që ka bërë një dedikim romantik për 46-vjeçarin me të cilin tregoi se njihet prej vitesh, ndonëse lidhja e tyre besohet të ketë nisur në mars të vitit të kaluar.

    “Ne, 4 vite më parë, deri tash, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”, ka shkruar Rita në mbishkrimi e imazheve.

    Ndërkohë, një ditë më parë çifti ishin së bashku për të shikuar finalen e “Super Bowl”, nga ku Rita gjithashtu solli foto në krahët e tij dhe miqve.

    Artistja e hitit “Anywhere” dukej tejet atraktive në pozat nga stadiumi SoFi në Los Angeles.

    Ndryshe, ditë më parë Rita kishte njoftuar se është bërë pjesë e kastit të aktorëve të serialit “Beauty and the Beast”, por Disney+ tashmë ka anuluar planet dhe xhirimet e tij u ndërprenë për shkak të vonesave të shumta të prodhimit. /Telegrafi/

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Vip13 Shtator 2024
    Prej kohësh përflitej se autorja Olsa Muhameti do të largohej nga “Përputhen” për t’iu bashkuar stafit të “Big Brother VIP Kosova” —...
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.