Këngëtarja Rita Ora tregoi buzëqeshjen e saj të re në MTV WMA Music Awards. Në krijimin e zi të Vera Wang, i cili nuk është aq i rëndësishëm tani, këngëtarja e njohur u tregoi me krenari fotografëve – dy dhëmbë të artë.
E rregulluar në mënyrë simetrike, në të dy anët, në vendin e “treshes”, dhëmbët e saj të artë shkëlqenin në tapetin e kuq, dhe Rita Ora e përfundoi buzëqeshjen e saj të re me shkronjën simbolike “R”, transmeton FrontOnline.
Atë që nuk e ka parë ende, e ka treguar në Instagramin e saj. Përveç zgjedhjes së modës për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo gjithashtu tregoi se si “zbukuroi” të gjithë nofullën. Sigurisht, bëhet fjalë për “aksesorët e modës” dhe kopertinat, dhe kjo vjen disa ditë pasi këngëtarja u shpall ikonë e stilit.
“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të frymëzoja njerëzit që të ishin ata që janë. E tëra që mund të jeni është të jeni versioni më i mirë i vetes. Krijimtaria dhe muzika ime më udhëheqin përmes dashurisë sime për modën dhe shpresoj të vazhdoj të frymëzoj të tjerët”, ka shkruar ajo tre ditë më parë në Instagramin e saj./FrontOnline/