Sonte (14 nëntor) në Budapest të Hungarisë është duke u mbajtur një nga evenimentet më të mëdha të ndarjes së çmimeve.
Bëhet fjalë për MTV Europe Music Awards 2021, në të cilën ditë më parë theksuam se njëra nga prezantueset do të jetë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Kjo e fundit, e cila do të ndajë një nga çmimet, është shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.
Në një postim të ndarë në rrjete sociale nga faqja zyrtare e MTV, çifti duken të mahnitshëm të veshur tërësisht në të zeza.
Ylli me prejardhje nga Kosova për ceremoninë e këtij viti ka përzgjedhur një kostum të zi, të shoqëruar me një rrjetë të lëshuar sikurse në pjesën e sipërme.
Në anën tjetër, aktori i “Free Guy” u shfaq po ashtu me kostum të zi e një këmishë të zezë.