×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora shkëlqen me bukurinë e saj në edicionin spanjoll të revistës “Marie Claire”

    FrontOnline
    20 Korrik 2024

    Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke mbuluar ballinën e revistës prestigjioze “Marie Claire” në edicionin spanjoll.

    Lajmin e gëzueshëm e kanë bërë të ditur drejtuesit e revistës, të cilët përmes një postimi të përbashkët me yllin në rrjetin social Instagram, ndanë këtë arritje të re të këngëtares shqiptare.

    Në postimin e revistës, Ora shprehet se gjithmonë ka ëndërruar të bëhet këngëtare. “U bëra e obsesionuar me modën, muzikën dhe çdo lloj argëtimi. Gjëja e vetme që doja të bëja ishte të argëtoja”, ka thënë këngëtarja, duke përshkruar pasionin dhe dedikimin e saj për artin dhe argëtimin.

    Foto: Marie Claire Espana/Instagram

    Intervista ekskluzive e revistës “Marie Claire” për numrin e muajit gusht sjell një pasqyrë të thellë të karrierës së Rita Orës dhe rëndësinë e shëndetit mendor. Në një tjetër postim në Instagram, Ora falënderoi revistën për këtë nderim të veçantë.

    “Faleminderit ‘Marie Claire Espana’ që më vendosët mua në ballinën më të fundit. Shikoni fotografitë për të parë lëvizjet e mia të stilit flamenco”, shkroi ajo, duke e theksuar rolin e modës dhe stilit në jetën e saj artistike.

    Foto: Marie Claire Espana/Instagram

    Megjithëse data e saktë e publikimit të intervistës së plotë ende nuk është bërë e ditur, fansat e Rita Orës presin me padurim të mësojnë më shumë rreth rrëfimeve dhe mendimeve të saj.

    Foto: Marie Claire Espana/Instagram

    Kjo paraqitje në “Marie Claire” shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga figurat më të njohura dhe të vlerësuara në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe modës. /Telegrafi/

    Foto: Marie Claire Espana/Instagram

     

    Nga Rubrika
    Vip28 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë surprizuar nga ‘Vëllai i Madh’ me sjelljen e bluzave...
    Vip28 Nëntor 2024
    Reperi i njohur, Don Xhon përmes dy postimeve në rrjetin social Instagram, sot ka uruar 28 Nëntorin. “Urime Shqipnia jem! Urime ditëlindjen...
    Vip28 Nëntor 2024
    Anisa i ka rrëfyer Drenushës problemet shëndetësore që ka. Ajo përgjatë një bisede të gjatë e shumë të ndjerë me të, i...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme ka bërë homazhe në Prekaz, aty ku prehet komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij. E...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Politologu Petrit Zogaj ka komentuar përvjetorin e daljes publike të UÇK-së, më 28 Nëntor të vitit 1997. Ai ka treguar moshën e...
    Ekonomi28 Nëntor 2024
    Bazuar në statistikat e Doganave të Kosovës, vitin e kaluar vendi ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 326 milionë euro,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, mbajti të enjten konferencën e tij të fundit për media, pasi mandati i tij përfundon këtë të shtunë....
    Ekonomi28 Nëntor 2024
    Ka arritur në rreth 300 milionë euro sivjet importi i mallrave nga Shqipëria, përderisa përgjysmë më pak janë eksportet nga Kosova, raporton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.