Ngjarja vjetore e bamirësisë në Britani të Madhe, Soccer Aid e UNICEF po rikthehet për ndeshjen e tij të 11-të bamirëse të dielën më 12 qershor.
Eventi për Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) është rikthyer për herë të 11-të, duke premtuar se “do të shfrytëzojë fuqinë e futbollit për të ndihmuar që fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm dhe të aftë për të luajtur”.
Këngëtarja tash e sa vite shërben si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF, në kuadër të shumë iniciativave bamirëse që ajo i ka mbështetur falë ndikimit që ka si një artiste globale.
“Soccer Aid” është sot. Nëse mundeni, dhuroni për këtë kauzë mahnitëse me UNICEF UK. E kam parë se ku janë shpenzuar paratë, si në vizitën time në Kosovë në vitin 2019!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.
Ngjarja bamirëse u krijua nga Robbie Williams në vitin 2006 dhe ka bashkuar të famshëm dhe legjenda të futbollit nga e gjithë bota – vitin e kaluar Soccer Aid for Unicef mblodhi një rekord prej 13 milionë funtesh (15.2 milionë euro).
Këtë vit, fokusi i tij është në Ukrainë dhe 7.5 milionë fëmijë të prekur aktualisht nga pushtimi rus.