Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora krahas angazhimeve muzikore, nuk e lë anash as kujdesin për linjat e saj trupore.
Të shpeshta janë postimet që ajo sjell në Instagram e ku shihet në palestër, dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.
31-vjeçarja postoi disa imazhe, ndërsa dukej në formë të mirë në një veshje të ngushtë dhe pa grim.
“Sot shkova direkt nga Wimbledon në prova… Shihemi së shpejti në festivalet verore!! Shumë e emocionuar!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.