Artistja Rita Ora, edhe këtë herë ka shfaqur hiret e saj trupore.
Veshur në pantallona dhe një bluzë të zbuluar deri në fund shpin, ajo dukej joshëse derisa kishte pozuar provokuese.
Ndërkohë, këngëtarja ndërkombëtare ka pranuar mijëra pëlqime dhe komente për dukjen.
Por, komenti që është spikatur ishte ai i nënës së saj, Vera.
Si një nënë tipike shqiptare ajo i ka shkruar: ”Rita pita hajde shpejt ta kepi bluzën mbas”.