×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora po sjell bashkëpunim me shqiptaren tjetër të famshme Ava Max

    FrontOnline
    11 Gusht 2022

    Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë është martuar me regjisorin Taika Waititi.

    Teksa e ka mbajtur tërësisht private këtë pjesë, e njëjta është raportuar se është duke punuar në albumin e saj të tretë.

    Një burim i tha tabloidit britanik The Sun, se artistja shqiptare është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër të famshme.

    “Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, tha burimi.

    Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi është këngëtare shqiptare me famë botërore – e njohur nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”.

    Ajo kishte folur në një intervistë për Telegrafin në fund të vitit 2020, ku e pyetur për një bashkëpunim me homologet e saj të famshme si: Rita Ora, Dua Lipa ose Bebe Rexha – ajo ishte shprehur mjaft optimiste.

    “Një bashkëpunim me të gjitha ne femrat nga Shqipëria do të ishte një ëndërr absolute. Kur Bebe Rexha më ftoi për një bashkëpunim unë isha gati të kuptoj diçka! Ne në fakt jemi bërë miq dhe kemi qëndruar afër që nga ajo ftesë. Le të shohim se çfarë na pret në të ardhmen sa i përket një kënge nga të gjitha ne”, kishte thënë Ava Max.

    Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria përndryshe ka një album të publikuar në tregun ndërkombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”, gjersa Rita Ora ka deri më tani dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.