Vera Ora, nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, këtë të shtunë ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ora në postimin e saj në Instagram tha se Osmani mbështet kontributin e saj për të minimizuar stigmën rreth shëndetit mendor.
“Presidentja modeste dhe e fuqishme e Kosovës, Vjosa Osmani, mbështet kontributin për të minimizuar stigmën rreth shëndetit mendor që është bërë globale”, ka shkruar Ora, transmeton Klankosova.tv.
Në lidhje me këtë postim ka reaguar edhe vetë këngëtarja Rita Ora, e cila nënën e saj e presidenten i cilësoi si inspirim për të.