Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vjen në Tiranë për të performuar.
Këtë e ka bërë ditur drejtoresha e përgjithshme e promovimit të qytetit, në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.
Ajo përmes një postimi në ‘Instagram’, ka treguar se me datën 6 shtator, do të mbahet koncerti i Rita orës.
Ky koncert parashikohet të mbahet në sheshin “Skënderbej” nga ora 20:00, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Përmes një postimi të cilin këngëtarja e ka ndarë edhe në profilin e saj në ‘Instagram’, është shprehur e emocionuar.
“Jam e emocionuar dhe e nderuar të njoftoj se do të kthehem në Tiranën time të bukur. Erion Veliaj më ka ftuar të performoj në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, shkruan Rita në njoftim.