Libri “Kosova” me autor Jusuf Boxhovin tanimë do të jetë pjesë e bibliotekës së artistes shqiptare, Rita Orës.
“KOSOVA” PËR RITA ORËN. Çfarëdo çasje për te Rita ORA, këngëtarja jonë me famë botërore, tashmë ikonë e identitetit kulturor dhe shtetëror të Kosovës, kalon nëpërmes lidhjeve të saj me gjyshin, Besim Sahatçiu – regjisorit të njohur të brezit të artë të krijuesve, që me veprat e tyre artistike e shkencore, ndërtuan identitetin institucional të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Buxhovi.
“Këto ditë, me të birin Besnikun, që jeton në Londër, përpak evokuam kujtime nga ajo kohë. Me këtë rast, shkëmbyem edhe libra. Nga Besniku mora monografinë “Besim Sahatçiu – një jetë për ekranin dhe skenën”. Ndërsa nga unë mori “Kosova – histori e shkurtër” dhe, me dedikim për Rita Orën , “Kosovën” në anglisht”, ka shkruar ai më tej.
Shkrimtari dhe historiani duket të ketë një raport të mirë e të afërt me babanë e Ritës, Besimin.