Rita Ora u fotografua duke shëtitur nëpër Aeroportin “John F. Kennedy” në New York City të dielën në mëngjes.
Këngëtarja 32-vjeçare – dukej se ishte në humor të mirë ndërsa buzëqeshi dhe bëri rrugën e saj rreth terrenit të qendrës së udhëtimit, shkruan DailyMail.
Kjo paraqitje e saj erdhi vetëm pak kohë pas publikimit të këngës së saj më të re, “You Only Love Me”, të cilën e publikoi bashkë me klip të premten.
Ora kishte veshur një pallto të madhe ngjyrë bezhë të hapur teksa kalonte nëpër aeroport.
Artistja gjithashtu kishte të veshur një palë pantallona të të njëjtës ngjyrë, çorape të bardha dhe një palë çizme ngjyrë kafe të çelur.
Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” ishte e pajisur me një palë syze dielli elegante me kornizë të gjerë, si dhe kishte vendosur një gjerdan të vetëm si aksesor.
Flokët e saj të mrekullueshme prej bionde me kaçurrela ishin lënë në valë të lirshme mbi supet e saj.
“You Only Love Me” vjen si kënga e parë nga albumi i saj i tretë në ardhje, i cili aktualisht është duke u incizuar.
Albumi i saj më i fundit i publikuar, i titulluar “Phoenix”, u publikua në vitin 2018.
Interpretuesja, megjithatë, ka publikuar disa këngë që atëherë, dhe kënga e saj më e re, “Barricades” e u publikua vitin e kaluar.
Në klipin e këngës “You Only Love Me”, Rita Ora kishte në dispozicion disa yje të famshëm të Hollywoodit si: Lindsay Lohan, Jodie Turner-Smith dhe Kristen Stewart.
Rita Ora lëshoi një deklaratë gjatë një interviste për ‘Rolling Stone’ se ajo e incizoi këngën dhe pjesën më të madhe të albumit të saj të ardhshëm me një qëllim të caktuar.
Këngëtarja vazhdoi duke thënë se ajo iu nënshtrua një procesi të mundimshëm emocional ndërsa punonte për albumin e saj të ardhshëm.
“Të mësosh të heqësh dorë nga e kaluara për t’i hapur rrugë përvojave të reja është një proces thellësisht personal, dhe një proces që u ndjeva e detyruar ta dokumentoja përmes muzikës sime – udhëtimi nuk ishte gjithmonë i lehtë, por unë kam dalë prej tij më e fortë”, shtoi ajo.
Albumi i tretë i ardhshëm dhe pa titull i Rita Orës aktualisht nuk ka një datë të planifikuar të publikimit. /Telegrafi/