Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zënë vend në çdo kopertinë të tabloideve ndërkombëtare.
Rita aty ndanë më shumë gjëra për karrierë dhe jetën e saj personale, shkruan lajmi.net.
Së fundi ajo ka pozuar për “Harper’s BAZAAR Australia”.
Këngëtarja shqiptare dukej e mahnitshme në veshjen e përzgjedhur, gjersa kjo është realizuar për muajin prill.
“Duke folur për dashurinë time për Australinë me Harper’s BAZAAR Australia. Faleminderit që më kishit në kopertinë të muajit prill”, u shpreh ajo.
Ajo është shfaqur në një fustan të argjendtë transparent, që ia vinte në pah linjat trupore.
Kujtojmë se ajo në anën tjetër ka një lidhje të veçantë me Australinë, e cila mes tjerash do të jetë sërish anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.
“The Voice Australia” do të rikthehet së shpejti në ekran për një sezon të ri, të njëmbëdhjetin me radhë.