Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me regjisorin Taika Waititi të premten, duke e përshkruar atë dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘një ditë të veçantë’.
Këngëtarja 32 vjeçe, po fliste në një intervistë të fundit Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të re “You Only Love Me”, shkruan DailyMail.
Ylli, e cila zbuloi se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj të famshëm, dukej sensacionale teksa pozoi për disa imazhe ‘të nxehta’ në shtrat, për të promovuar klipin e ri.
Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë”.
“Ishte bukur dhe e përsosur. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ishte e këndshme dhe e ëmbël… Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një festë të madhe”.
Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër ‘Ora’. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.
“Jam shumë krenare për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe po vdisja që ta ndaja me të gjithë ju! Ju dua shumë, faleminderit që jeni me mua”.
Këngëtarja e hitit “Anywhere” e derdh zemrën e saj në këngën emocionale të zhanrit pop për ‘ndjenjën e pambrojtur në fillimin e udhëtimit të saj romantik’.
Rita tha: “Me ‘You Only Love Me’ dhe albumin tim të ardhshëm, doja të kapja dobësinë që kam përjetuar ndërsa u hapa ndaj dashurisë dhe hyra në një fazë të re të jetës”.
“Të mësosh të heqësh dorë nga e kaluara për t’i hapur rrugë përvojave të reja është një proces thellësisht personal, dhe një proces që u ndjeva e detyruar ta dokumentoja përmes muzikës sime – udhëtimi nuk ishte gjithmonë i lehtë, por unë kam dalë prej tij më e fortë dhe e mbushur me më shumë dashuri nga sa kam menduar ndonjëherë të jetë e mundur”, tha këngëtarja e lindur në Prishtinë.