×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora impresionohet nga konkurrentja që këndon këngën e saj në “The Voice Australia”

    FrontOnline
    18 Prill 2022

    Rita Ora mezi e përmbajti veten pasi një konkurrente në episodin e së hënës të “The Voice Australia” performoi një nga hitet e saj më të mëdha.

    Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop dukej e mahnitur teksa konkurrentja Asha Newman, 23 vjeçe, interpretoi një ‘cover’ akustik të këngës “R.I.P.”, hit kënga e Ritës në vitin 2012.

    Pas performancës, Rita u kënaq aq shumë sa u ngrit në këmbë për t’i dhënë Ashas një ovacion të fortë.

    Kënga e kishte çuar artisten me origjinë shqiptare drejt majave të suksesit, duke e renditur të parën në top listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Rita, 31 vjeç, shpërfaqi emocione në panelin e “The Voice” kur nisi të shpjegonte se çfarë do të thoshte kjo këngë për të.

    “Jam shumë e lidhur emocionalisht me atë këngë, sepse ajo këngë nisi karrierën time”, tha ajo.

    Rita më pas komplimentoi performancën e këngës nga Asha, të cilën ajo e kishte riorganizuar për t’iu përshtatur vokalit të saj akustik.

    “Ishte aq e rrjedhshme, thuajse po bënit një bisedë”, komplimentoi Rita konkurrenten.

    “Ishte kaq e pastër. Më pëlqen të këndoj akustik, dhe ju i hoqët të gjitha dhe e tregove vërtet historinë. Zëri juaj dukej perfekt. Ishte kaq i pastër si zë”, tha e mahnitur 31-vjeçarja.

    “Kjo këngë ndryshoi jetën time dhe kjo nuk mund të ndryshojë jetën tuaj. Më duhet vetëm të them, ti e ke çarë”, shtoi ajo.

    Asha më pas duhej të zgjidhte se me cilin nga trajnerët do të vazhdonte rrugëtimin e saj mes Ritës dhe Jessica Mauboyt – të cilat kishin kthyer karriget e tyre.

    Në fund të fundit, këngëtarja, e cila vjen nga Bregu Qendror i NSW, shkoi me Ritën, e cila ishte e lumtur që e kishte atë tashmë në skuadrën e saj, dhe vrapoi për ta përqafuar.

    “Më pëlqeu! Unë të dua, të dua! Ti ishe shumë e mirë”, tha Rita mes emocionesh teksa uroi konkurrenten e re.

    Rita Ora përndryshe edhe vitin e kaluar ishte anëtare e jurisë në spektaklin shumë të shikuar të talenteve në Australi, “The Voice Australia”.

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjatë një bisede të hapur me Mevlanin dhe Gjestin, Xheneta rrëfeu detaje nga lidhja e saj e kaluar me ish-të dashurin turk....
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Kevini e ka siguruar Anën që nuk del të premten. Ai i tha asaj që do të bëj të pamundurën që e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka lënë me urgjencë seancën plenare këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Top Channel, ai...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë. Siç thotë një...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pentagoni është habitur nga zgjedhja e Donald Trump për ta bërë Sekretar të Mbrojtjes Pete Hagseth, një veteran i gardës kombëtare dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.