Rita Ora ishte në humor të mirë teksa festoi me bashkëshortin Taika Waititi dhe miqtë në shtëpinë e Nick Grimshaw festën e Krishtlindjes.
Këngëtarja 32 vjeçe, ishte e veshur me një pallto rozë dhe shtrëngoi në duar një dhuratë të mbështjellë me letër ambalazhi me të njëjtën ngjyrë përpara se të pozonte para pemës së Krishtlindjes të veshur me xhingël argjendi shkëlqyese, ku shihej me Nickun 38 vjeç dhe të dashurin e tij balerin, Meshach Henry, 25 vjeç.
Rita dhe bashkëshorti i saj regjisor Taika Waititi, 47 vjeç, mund të shiheshin duke pozuar së bashku me miqtë e tyre, me Ritën që dukej elegante e veshur me një bluzë të zezë me detaje të prera, shkruan DailyMail.
Taika, i cili u martua me Ritën në një ceremoni intime në Londër këtë verë, dukej mjaft me stil i veshur me një xhaketë të zezë për mbrëmjen e festës.
Duke postuar fotot në Instagram në prag të Krishtlindjeve, Nick shkroi: “Ky është sezoni! Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve!”.
Rita u dha fansave një pasqyrë të asaj se si e kalon kohën e lirë me bashkëshortin Taika këtë javë, teksa shpërndau një video të çiftit duke testuar filtrat e rrjeteve sociale këtë javë.
Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se e njihte këngëtaren me origjinë shqiptare për tre vjet përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në romancë dhe ata të fillonin lidhjen në vitin 2021.
Duke folur në një intervistë të fundit për BBC, Waititi tha se marrëdhënia e tij dhe zonjushës Ora funksionon sepse fillimisht ata ishin ‘miqtë më të mirë’.
I pyetur për takimin e tyre të parë, Waitititha: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim”.
“Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Rob Pattinson. Ai e solli atë”.
“Po bëja një festë të vogël dhe sapo biseduam, e mbyllëm, u bëmë miq. Pastaj për tre vitet e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë”, tha ai.