×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore – po vuan nga gurët në veshka

    FrontOnline
    27 Korrik 2024

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e detyruar të anulojë paraqitjen e saj të planifikuar në “Campus Festival” të Hungarisë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

    Në postimin e saj, Rita Ora publikoi një fotografi ku shihet e shtrirë në spital teksa merrte injeksion. Ajo shpjegoi se po trajtohet për gurë në veshka, gjë që e ka penguar të marrë pjesë në festival.

    Foto: Rita Ora/Facebook

    “Hungari, Festivali Campus. Mbrëmë më duhej të shkoja urgjent në spital dhe u largova në orën 7 të mëngjesit sot. Për fat të keq, jam duke pritur të kalojë një gur në veshkë. Falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor për durimin dhe ndihmën me dhimbjen time. Premtoj se do të kthehem së shpejti, më vjen shumë keq që nuk do të performoj sonte. Me gjithë dashurinë time, Rita”, shkroi Rita Ora në Facebook.

    Ky lajm vjen pak ditë pasi këngëtarja pati një paraqitje spektakolare në festivalin ‘As Young As Vilnius’ në Lituani, ku performoi para një turme prej jo më pak se 50 mijë personash. Anulimi i papritur ka zhgënjyer shumë fansa të saj në Hungari, por shëndeti i këngëtares mbetet prioritet kryesor.

    Ora premtoi se do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shprehu falënderimet e saj për gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip28 Nëntor 2024
    Xheneta ka paralajmëruar banorët mbrëmë se do të nis një bebe me Gjestin. “Unë me Gjestin sonte kemi me bë një bebe”,...
    Vip28 Nëntor 2024
    Njëra nga ish-banoret më të përfolura të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Diana, e cila nisi një raport të...
    Vip28 Nëntor 2024
    Me rastin e 28 Nëntorit edhe banorët e Big Brother VIP Kosova janë zgjuar sot më ndryshe. “Vëllai i Madh” ka vendosur...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në Llaushë të Skenderajt u bë zbulimi i memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Numër i madh...
    Front TV28 Nëntor 2024
    Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mikpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryekuvendari Glauk Konjufca së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë bërë homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit në Prishtinë. Konjufca tha se...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë , Bajram Begaj ka uruar sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është pezulluar nga puna, për shkelje të rëndë. I...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë i ftuar në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.