Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, mbeti e surprizuar pasi ktheu karrigen për një konkurrent në episodin e së mërkurës në “The Voice Australia”.
Ndërsa Richard Tanumi vazhdoi të performonte, ylli i muzikës pop u ngrit nga karrigia dhe filloi të kërcente duke bërë lëvizje joshëse.
“E nxehtë! Nxehtë, nxehtë, nxehtë”, dëgjohet duke thënë trajnerja tjetër, Jessica Mauboy, e cila pati një reagim të ngjashëm me Rita Orën.
“I dua flokët e tu! Unë të dua. A është shumë shpejt? Shumë shpejt?” tha Rita pasi ai përfundoi performancën.