Këngëtarja kosovare Rita Ora, është ‘kapur’ nga paparacët në Sydney teksa bënte blerje ushqimore në një veshje paksa lakuriqe.
Në të vërtet֝ë, Rita ka shëtitur nëpër dyqan me motrën e saj Elenën, e cila kishte veshur një fustan të zi transparent, poshtë të cilit i dukeshin të brendshmet. Këngëtarja tërheqëse tregoi me krenari kthesat e saj të harlisura dhe kështu tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Duke gjykuar nga fotot, ajo dhe motra e saj u drejtuan për në plazhin me rërë pas një zbavitjeje të shkurtër pazari ku shijuan diellin dhe pamjet e oqeanit.
Meqë ra fjala, arsyeja e ardhjes së saj në Australi janë bërë xhirimet e sezonit të ri të ‘Voice Australia 2022’, dhe me të ka mbërritur edhe i dashuri i saj Taiko Waititi.
Kujtojmë, Rita është në një lidhje prej disa muajsh me regjisorin fitues të çmimit Oscar Taiko Waiti (45), me të cilin u lidh menjëherë pas ndarjes nga një regjisor tjetër, Romain Gavras./FrontOnline/