Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara të pop-muzikës në rrafshin global.
Ndonëse në kohën kur e filloi karrierën, nuk kishte shërbime online të transmetimit muzikor, Rita prapëseprapë arriti që me kalimi e viteve të shënonte shifra të larta dëgjimesh edhe në platformat moderne të muzikës si: iTunes, Spotify, Apple Music, Shazam e të tjera.
Madje, vetëm në Spotify ajo ka arritur mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj.
Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory edhe nga vet artistja interpretuese e hitit “I Will Never Let You Down”.
Rita Ora përndryshe ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar. /Telegrafi/