×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rishikimi i buxhetit – Shahini: Të pauzohen projektet infrastrukturore, të orientohen mjetet për rimëkëmbje

    FrontOnline
    07 Shtator 2021

    Qeveria duhet të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  të Buxhetit, në mënyrë që mjetet për projektet infrastrukturore të destinohen për mbështetjen e bizneseve, kështu tha për Ekonomia Online, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

    Shahini tha se Buxheti i Kosovës duhet të orientohet po ashtu në pagesën e shërimit të personave të infektuar me virusin Covid-19.

    “Natyrisht ne duhet të kemi gjithqysh rishikim të Buxhetit, sepse situata po ndryshon dhe kjo është më se e domosdoshme. Për t’i alukuar mjetet nga një vijë buxhetore në tjetrën, në mënyrë që të mos mbetemi pengë e parashikimet të viteve të kaluara, kurse gjendja ka ndryshuar gjatë gjithë kohës të këtij viti. Për atë duhet rishikim të Buxhetit, prandaj duhet të këtë një formë tjetër të shpenzimeve të tyre mjete, duke i destinuar për mbështetje ekonomike të vendit të bizneseve qytetarëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë e sidomos punëtorët e sidomos bizneset dhe të infektuarit. Të infektuarit po shërohen me mjete te veta të cilët askush nuk po i pyet kah po i marrin. Janë të detyruar të hynë në borxhe për t’u shëruar, kurse në anën tjetër institucionet e shtetit të Kosovës aplikojnë orë policore, duke tentuar ta shërojnë popullin me orë policore. Populli shërohet kur ka masa të cilat respektohen dhe rritje të efikasitetit shëndetësore publike për qytetarët”.

    Tutje, kryetari i AKB-së tha se duhet të mbështeten iniciativat inovative që do të ndihmonin në rimëkëmbje ekonomike.

    “Me siguri nëse do të ketë rishikim të Buxhetit ne do ta kishim sugjeruar Qeverinë e vendit që projekte infrastrukturore që nuk janë prioritet për zhvillim dhe rimëkëmbje, të pauzohen për një kohë të caktuar, në mënyrë që ato mjete të alukohen për mbështetjen për rimëkëmbje ekonomike, duke mbështetur iniciativat inovative, punëtoret aktual, rritje e konsumit. Duke e rrit konsumin ne kemi rritje të hyrave dhe tejkalim më të lehtë të krizës”.

    Ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ai i ka kërkuar Kurtit të ndryshojë Ligjin për Buxhetin.

    “Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie”, ka thënë Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.