Fatos Nano prej shumë kohësh nuk është më aktiv në jetën politike, por as në daljet publike.
Nano duket se ka ndryshuar shumë duke u paraqitur me disa kilogramë më tepër dhe i thinjur.
Koka ka shkruar se e majta është sot kjo që është falë Nanos, teksa e konsideron si mik të tijin.
“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur. E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik”, shkruan Koka.