Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, pritet të përmbyllet sot gjatë ditës, raporton Front Online.
Kështu ka thënë për Front Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, derisa ka treguar se kanë mbetur edhe një numër i vogël i vendvotimeve që janë në proces.
Elezi ka thënë se janë në pritje të vendimit të Supremes lidhur me ankesat që janë paraqitur aty në mënyrë që KQZ-ja të veprojë në përputhje me vendimet që dalin nga kjo Gjykatë që më pas të procedohet me certifikimin e rezultateve.
“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi për Front Online.