Ish-menaxheri i BabaStars, i cili plagosi edhe reperin e njohur shqiptar Noizy, sot është vrarë në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Ndaj këtij aktit tragjik në Prishtinë, ku mbeti i vrarë ish-menaxheri i “Baba Stars”, Albert Krasniqi ka reaguar artistë dhe miqët e tij. Ndër ta është edhe menaxheri i Taynës Rinor Hykolli.
Ai përmes faqes së tij zyrtare në Instagram ka ndarë disa foto me Albertin si dhe bisedën e fundit të bërë me të.