×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinisja e dialogut me kushte

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës.

    Por, autoritetet e të dyja shteteve, të Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të kenë pikëpamje dhe qëndrime skajshmërisht të kundërta se si do t’i qasen dialogut, vlerësojnë analistët shqiptarë dhe serbë, Donika Emini dhe Ognjen Gogiq.

    Sipas tyre, tash për tash, për të dyja palët, vazhdimi i procesit të dialogut është i padëshirueshëm.

    Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar parimet, si parakushte, me të cilat do t’i qaset procesit të dialogut me Serbinë, autoritetet e Beogradit i kanë cilësuar ato si ultimatume që çojnë drejt përfundimit të procesit dhe shkatërrimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun e Brukselit.

    Ditë më parë, zyrtarët e Bashkimit Evropian, kanë deklaruar se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë shprehur gatishërinë për rifillimin e dialogut.

    Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti, për sa i përket dialogut me Serbinë, tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij, i cili vazhdon të jetë i pandryshuar.

    “Kryeministri Kurti ka dhënë katër parime për dialogun me Serbinë. E para, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur. Pra, nuk mund të kthehemi para pavarësisë së vitit 2008. E dyta, duhet të pranohet e vërteta. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe duhet të pranojë krimet që ka bërë. E treta, duhet të ulemi të barabartë. Kosova nuk mund të jetë temë diskutimi, por duhet të jetë palë e barabartë në diskutim. E katërta, duhet nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët. Dialogu nuk zhvillohet për të rregulluar imazhin e politikanëve, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Kryeziu.

    Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në kabinetin e të dërguarit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me parimet që Kurti ka prezantuar për bisedimet me Serbinë, por deri në publikimin e këtij teksti, nga Brukseli zyrtar nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ambsada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të komentojë parimet e paraqitura nga Kurti për dialogun, por tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.

    “Pozicioni i Shteteve të Bashkuara vazhdon të jetë i pandryshuar. Ne e mbështesim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për REL.

    Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, pas një takimi që pati të martën me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi tha se duhet koordinim me të gjitha palët e përfshira në dialog, përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar.

    “Gjatë takimit të sotëm (e martë, 30 mars) me Besnik Bislimin, diskutuam rëndësinë e lidershipit në koordinimin me donatorët; konsultime të gjera më hisedarët në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja; dhe për vlerën e një shërbimi civil, apolitik dhe procesional”, ka shkruar Kosnett.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.