Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme iu ka dorëzuar katër shtëpi familjeve në Farkë si proces i rindërtimit.
Rama i shoqëruar nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj u ka dorëzuar dokumentat e shtëpisë në dorë familjarëve.
Ai ngriti shqetësimin me një grup familjesh që i kanë shtëpitë larg, ose nëpër pika gjeologjike të vështira.
Sipas kryeministrit, qeveria nuk do të investojë për t’u rindërtuar banesat, por do t’i financojë me para direkt rindërtimin dhe më pas familjet mund të vendosin vetë të ngrenë shtëpitë e tyre aty ku janë ose të spostohen.