Florian Marku ka filluar stërvitjet për të qenë në formën e tij më të mirë për ndeshjen e madhe.
Boksieri shqiptar në sfidën e radhës do të luajë për titull, por ai nuk zbulon shumë detaje se kush do të jetë kundërshtari që do të ndeshet në ring, shkruan FrontOnline.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” Marku u thotë fansave të tij se bëhet fjalë për një duel me 12 runde, ku do të ketë edhe publik, mjaftueshëm që tifozët e boksierit të presin me padurim ndeshjen.
“Përshëndetje të gjithëve. Kemi lajme të mira! Përgatitja ka filluar, ndeshja e radhës do jetë për Titull, 12 raunde me publik. Për kundërshtarin dhe datën do ju lajmëroj ditët në vazhdim! LETS GOOOO”, shkruan Marku./FrontOnline/