Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e të ftuarve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, derisa edhe Karim Benzema është rikthyer në këtë përbërje.
Herën e fundit, sulmuesi i Real Madridit u paraqit me Francën në tetorin e vitit 2015, shkruan FrontOnline.
Lajmi për rikthimin e Benzemës te Kombëtarja e Francës shkaktoi një bujë të madhe te francezët.
Pas rikthimit të Benzemës te Franca, “UniSport” raporton se shitjet e fanellave të Francës janë rritur për 2400 përqind.
Benzema ka zhvilluar 81 ndeshje për “Gjelat” ku ka shënuar 27 gola, derisa nga viti 2015 nuk është ftuar fare.
E gjithë kjo ndodhi shkaku i një skandali mes tij dhe Mathieu Valbuenas./FrontOnline/