×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet në funksion zyra postare Zveçan-2 pas riparimeve si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i fundit

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të riparimeve të nevojshme si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i fundit.

    “Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona,” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

    Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Zveçanit dhe ambasadori i Gjermanisë kanë dënuar sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan, ku pak pas mesnatës më 1 prill u hodhën dy granata dore.

    Dega e Postës së Kosovës në Zveçan u hap më 27 mars, në të njëjtën ditë kur u hap edhe në Zubin Potok – të dyja komuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

    Më parë në këtë objekt ndodhej Banka Kursimorja e Postës së Serbisë, që u mbyll në maj të vitit të kaluar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Prill 2025
    Eksperti i ekonomisë nga Shqipëria, Adrian Civici thotë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, më shumë janë sipërfaqësore sesa...
    Lajme04 Prill 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës në opinionin e saj kundërshtues për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike nga ZRRE, kishte publikuar edhe...
    Lajme04 Prill 2025
    Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një reagim të gjatë lidhur me kërkesën e saj për krijimin...
    Të tjera
    Lajme04 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka ftuar mediat në takim, për të diskutuar çështjen e tarifave. Në një njoftim zyrtar, ZRrE-ja...
    Lajme04 Prill 2025
    Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila...
    Lajme04 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev. Ajo thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e...
    Lajme04 Prill 2025
    Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të shoqërisë, të mbështetur nga Ambasada Amerikane kanë vizituar Senatin e Shtetit të Pelsinvanisë,...
    Lajme04 Prill 2025
    Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate ka folur për mundësitë e një koalicioni të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e...
    Lajme04 Prill 2025
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka përkrahur kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, që Kosova t’ia heq tarifën për prodhimet amerikane. Ahmeti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.