Shoqëria Civile nuk e sheh të nevojshme kthimin e Ministrisë për Integrime Evropiane.
Ka mbetur vetëm tabela.
Ky objekt për vite të tëra ka shërbyer në cilësinë e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Tash këtu nuk ka mbetur askush nga stafi i kësaj Ministrie, ku shteti paguante qira për shfrytëzimin e kësaj hapësire në qendër të kryeqytetit.
Me vendim të ish kryeministrit Kurti, struktura u zhvendos te Zyra e Kryeministrit në objektin e Qeverisë së Kosovës.
E këtu, me vendim të Qeverisë Hoti, Ministria e Integrimeve Evropiane u shua krejtësisht.
Pas kësaj situate, në gusht qeveria hartoi një koncept dokument me anë të së cilit Ministria që operoi për 10 vite, shndërrohej në Agjenci për Integrime Evropiane.
Për këtë pati edhe një arsyetim.
Edhe për këtë vendim, Qeveria i ra pishman.
Të mërkurën me propozim të zv kryeministrit Driton Selmanaj, u shfuqizua vendimi për themelimin e Agjencisë së Integrimeve Evropiane, që rrjedhimisht i hap rrugë rifunksionalizimit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
T7 ka tentuar të flasë me disa nga ish krerët e kësaj Ministrie për rëndësinë e këtij dikasterit, por të njëjtit nuk kanë pranuar të deklarohen.
Shoqëria Civile shprehet e pakënaqur me këtë vendim të ekzekutivit.
Rushiti nuk e përjashton mundësinë që ngjashëm të veprohet edhe me ministritë tjera që janë shuar më parë.
Aktualisht, në kuadër të Qeverisë së Kosovës që u vota më 3 qershor 2020 në Kuvendin e Kosovës, funksionale janë 16 ministri.
Gjatë ditës Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga zv Kryeministri Besnik Tahiri, i cili edhe kishte punuar në projektin e zvogëlimit të Ministrive, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.