×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet marrëveshja Kosovë-Shqipëri, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitar

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Nga data 1 maj, rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

    Udhëtarët që e frekuentojnë këtë pikë-kalimi me Shqipërinë në Vërmicë, nga e enjtja e 1 majit do të kalojnë pa pengesa. Udhëtarët e shumtë që kalojnë në këtë pikë kufitare me Shqipërinë thonë se kontrollet e deritanishme nuk krijuan shumë probleme.

    “Jo, jo kurrfarë problemi s’ka, shumë sillen mirë, si këta të Shqipërisë si këta tanët”, thekson ushtari, Emin Musliu.

    Kurse, udhëtarja Sevdije Veliqi thë për RTK-në se çdo kufi që të hiqet rreth Kosovës është i mirë, përveç me  Serbinë.

    E udhëtari tjetër, Artan Qaushi tha se deri tash ka pas pak ndalesa.

    Për bashkatdhetarët që vijnë me pushime dhe dëshirojnë ta vizitojnë Shqipërinë, lajmi për heqjen e ndalesave në pikën kufitare të Vërmicës është shumë i mirë.

    “Nga Mitrovica vijmë, përndryshe në Gjermani jam duke punuar që disa vjet. Po shkojmë në Shqipërinë tonë me u shtetit, a e dini se nga 1 maji nuk do të ketë ndalesa?”, tha Sheremet Ala, udhëtar.

    Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. E transportuesit e udhëtarëve mendojnë se do ta kenë më të lehtë.

    “Tani sikur ka filluar pak, por ka filluar edhe sezoni, nuk ka faj edhe shteti, kjo është sezon dhe normalisht do të zhvillojë pak edhe trafik…Po mirë është për Shqipërinë dhe Kosovën, tani do fillojë edhe bregdeti mbushet plot”, tha Kosta Alla, transportues.

    Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

    Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të obliguar t`i paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.

    Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët për 1 Qershorin, ditën e tyre. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin. Në Kosovë, Fellin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Dje në Basel-Binningen temperatura arriti në 30.2 gradë. Temperaturat afër 30 gradë edhe në vende të tjera dhe mbi 28 gradë në...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Siç njoftoi policia kantonale e Bernës të shtunën, shoferi po udhëtonte në A6 nga Lätti në drejtim të Schönbühl në orën 3:20...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë...
    Sport01 Qershor 2025
    Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas. Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë në “Old...
    Vip01 Qershor 2025
    Egli Tako, ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Goca & Gra”,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Deputetja Mimoza Kusari–Lila tha se Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional. Kusari – Lila në postimin e saj në rrjetins social,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.