Në Holandë të gjithë fermerët janë urdhëruar që t’i mbajnë zogjtë brenda fermave pasi janë konfirmuar dy raste të gripit të shpendëve.
Ministria e Bujqësisë, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, bëri të ditur se dy nga gjashtë mjellmat që u zbuluan në provincën Utrecht rezultuan pozitiv në gripin e shpendëve.
Një rosë e egër që ngordhi në të njëjtin rajon po ashtu dyshohet se ishte e infektuar me virusin.
Ata kërkuan që të gjithë fermerët të mbanin shpendët brenda fermave të pulave për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ekspertët e ministrisë mendojnë se virusi mund të ketë ardhur në Holandë përmes zogjve që migrojnë nga Rusia ose Kazakistani.