Elita Rudi në karrierën e saj njihet si një ndër moderatoret më të kërkuara.
Mirëpo, ajo u shkëput nga jeta e showbizit dhe nga puna e saj për një kohë të gjatë, shkaku që është bërë nënë dhe duhej të kujdesej për fëmijët.
Por, sot ajo përmes platformës Instagram, lajmëroi fansat që zyrtarisht do t’i rikthehej televizionit, specifikisht në Klan Kosova.
“Zyrtarisht jam kthyer!!! Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli.
Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua. Stay tuned”, ka shkruar moderatorja.
E nga ana tjetër, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto e video me bashkëshortin e saj, Gjiko me të cilin kanë edhe dy fëmijë së bashku.