Sërish është shfaqur dhuna në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës.
Një tjetër rast i dhunës ka ndodhur në ndeshjen mes Sharrit dhe Dushkajës, shkruan FrontOnline.
Skuadra e Dushkajës duke qenë e pakënaqur me vendimin e gjyqtarit kryesor, e kanë sulmuar atë.
Si pasojë e kësaj, gjyqtari kryesor e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.
Në një video të publikuar nga faqja “Liga e Dytë e Kosovës” shihet lojtari me numrin 2 të mysafirëve teksa tenton sulmin fizik ndaj gjyqtarit.
Sipas kësaj faqeje thuhet se gjyqtari nuk e ka ndërprerë takimin, por e ka vazhduar atë pas konsulltimit me delegatin, Sabri Dermaku.
Gjithashtu në këtë përplasje është dashur intervenimi i pjesëtarëve të policisë të cilët kanë hyrë në fushë për të qetësuar situatën./FrontOnline/