Nga e premtja e kaluar shkolla fillore e mesme e ulët “Xheladin Rekaliu” në Podujevë ishte mbyllur, duke kaluar në skenarin C të mësimit online, pas raportimit se një mësimdhënës ishte infektuar me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësia e shkollës, duke ftuar nxënësit në mësim, por edhe për respektim të masave mbrojtëse nga koronavirusi, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Prej sot nxënësit e kësaj shkolle u janë rikthyer bankave shkollore.
“I gjithë stafi i shkollës ka rezultuar negativ për COVID-19, kështu që procesi mësimor nga sot do të vazhdojë me orar të rregullt sipas skenarit A”, thuhet në faqen zyrtare në “Facebook” të shkollës “Xheladin Rekaliu”.
Menaxhmenti i shkollës ka kërkuar nga stafi dhe nxënësit të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.