×
  • Lajme
  • Lajme

    Rihapet shkolla “Ahmet Gashi”, pas renovimit me donacion nga Ambasada Amerikane

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Pas përfundimit të renovimit së shkollës mesme të lartë “Ahmet Gashi” në Prishtinë, të martën u mbajt ceremonia e hapjes së saj. Ky renovim është donacion nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se si Qeveri e MASHTI, prioritet i tyre është përmirësimi i kushteve dhe cilësisë në fushën e arsimit.

    Ajo ka thënë se ky gjimnaz me dekada ka përgatitur të rinjtë e te rejat.

    “Ky gjimnaz me dekada ka përgatit të rinjtë e te rejat për t’u dhënë atyre një bazë të fortë. Qeveria e Kosovës e ka në fokus infrastrukturën e shkollave. Qeveria dhe MASHTI do të vazhdojnë të mbështesin nisma të tilla”, ka thënë Nagavci.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kjo ndihmë simbolizon edhe partneritetin e Kosovës me SHBA-në, partneritet që sipas tij do të vazhdojë të rritet.

    “Ky është kontributi i dytë i madh që është dhënë për këtë shkollë nga qeveria amerikane. Siç e dini kjo shkollë ka pasur nevojë për ndryshime dhe përmirësime rrënjësore që të ju mundësoj mësimdhënësve dhe për nxënësit. Shkolla do t’u ofroj nxënësve hapësirë më të sigurt dhe të pastër. Ndër prioritetet e Ambasadës amerikane në Kosovë është mbështetja e kosovarëve të rinj. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e shkollës por simbolizon edhe partneritetin e Kosovës me SHBA. Kemi mundësin që të kemi një partneritet i cili do të vazhdoj që të rritet”, u shpreh ambasadori.

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se si kryeqytet janë të fokusuar që të investojnë në arsim.

    “Ky renovim është dëshmi e fuqisë dhe partneritet të përbashkët në rolin e transformimit të arsimit. Kontributi i ambasadës amerikane sigurojnë që nxënësit tanë ti kenë kushte e duhura. Në Prishtinë jemi të përkushtuar që të investojmë në arsim. Po investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë. Me ndihemi e aleatëve tanë ne po hedhim themelet për një të ardhmen më të ndritur për fëmijët tanë”, ka thënë ai.

    E Drejtori i Shkollës, Haxhi Meta, tha se është falënderues ndaj ambasadës amerikane dhe popullit amerikan, për ndihmat që është duke vazhduar për qytetarët e Kosovës që nga paslufta./EO

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi është pyetur direkt me “po ose jo” nëse e ka pranuar Asociacionin e Komunave me...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një takim në në kuadër të Procesit të Berlinit në...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani përmes një statusi në Facebook ka thënë se Serbia po synon që gjendjen në veri të Kosovës...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se retorika e përditshme e krerëve të shtetit për kërcënimet e mundshme...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Stuhia Boris ka shkaktuar të paktën 18 viktima në katër shtete europiane, Poloni, Austri, Rumani dhe Çeki. Por numri mund të rritet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim rreth verifikimit shtesë për disa llogari të prindërve lidhur me shtesat...
    Vip17 Shtator 2024
    Ish-reperi, Feronit Shabani i njohur në publik si Fero, ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se është në depresion të rëndë....
    Lajme17 Shtator 2024
    Një burrë nga fshati Rugovë e Gjakovës ka lajmëruar në polici një person pasi sipas tij është duke kërkuar prej tij që...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit. Në fjalimin e tij në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.