Muzeu me famë botërore Louvre në Paris është rihapur sot (6 qershor) pasi ishte i mbyllur gjatë katër muajve të kaluar, për shkak të pandemisë.
Numri i vizitorëve do të jetë u kufizuar, ndërsa mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë është e detyrueshme.
Galeritë, në të cilat distancimi fizik është më vështirë të respektohet, do të mbesin të mbyllura.
Muzeu zakonisht pranon 10 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilëve nuk janë nga Franca. Kjo e bën atë muzeun më të vizituar në botë.
Humbjet financiare gjatë pandemisë llogaritet të jenë 40 milionë euro.