Fituesja nëntë herë e çmimit Grammy, Rihanna, ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi ndjekësit më një rikthimi të saj të shumëpritur në Super Bowl 57 të dielën.
34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë, trazoi në rrjetet sociale ndërsa doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publikuprej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale. Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.
Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo iu bashkua DJ Khaled në skenë për të kënduar Ëild Thoughts në Grammy Aëards.
Rihanna e filloi shfaqjen teksa performoi këngën e saj B**** Better Have My Money. Ajo ishte e veshur me një jumpsuit të të kuqe dhe i dukej barku i rrumbullakosur.