Një protestë e quajtur “Stop urrejtjen ndaj aziatikëve!”, u mbajt në Nju Jork, në të cilën këngëtarja me famë botërore Rihanna mori pjesë në fshehtësi, me një maskë në fytyrë dhe syze dielli të mëdha. Njëri nga pjesëmarrësit e ka xhiruar këtë moment dhe i kërkoi Rihanna t’i jepte Instagramin e saj, në mënyrë që ai ta etiketoj.
Ajo ra dakord dhe shkroi emrin e saj në celularin e tij, dhe djali mbeti në mosbesim sepse ai nuk e njohu yllin.“A je ti?”, e pyeti i tronditur dhe Rihanna qeshi me të madhe. E gjithë situata u regjistrua dhe u bë virale në mediat sociale. Regjistrimi gjithashtu tregon Rihanna duke shpjeguar pse e shkroi emrin paksa me vështirësi, me nyjet e gishtave në vend të mollëzave. “Unë kam thonj të mëdhenj”, i shpjegoi ajo me qetësi djalit.
Rihanna u bashkua me protestën pa njoftim, duke u bashkuar në turmë dhe vallëzoi nën muzikën e cila luhej në sfond. Ajo ishte me ndihmësen e saj Tina Truong, e cila po filmonte gjithçka për Instagram. Urrejtja ndaj aziatikëve është një temë e zjarrtë në Amerikë dhe protestat u shkaktuan nga ngjarjet nga muaji i kaluar në Atlanta, kur tetë vetë u vranë në sallat e masazhit, gjashtë prej të cilave ishin gra me origjinë aziatike./FrontOnline/