Ndërkohë që Rihanna është shtatzënë dhe ka anashkaluar tapetin e kuq të Met Gala 2022, ajo la një përshtypje edhe më të qëndrueshme në muze… si një statujë.
Të martën në mëngjes, Vogue shpërndau një video në Instagram që tregon këngëtaren e “Diamonds” të përjetësuar në mermer në Muzeun Metropolitan të Artit, me ndihmën e disa efekteve vizuale të zgjuara.
“Por tani kemi @badgalriri, direkt nga kopertina e Vogue këtë muaj.”
Në video, një version dixhital i një statuje të Rihannës qëndron me krenari në galerinë e muzeut, në të njëjtën pozë që bëri në kopertinën e revistës në maj 2022. /Prive.al