Robin Fenty, shumë më ei njohur si Rihanna, u përfshi në listën e miliarderëve të Forbes për vitin 2022 dhe u shpall muzikantja më e mirë e renditur.
Pasuria e Rihanna-s vlerësohet në 1.7 miliardë dollarë. Pavarësisht karrierës së saj të suksesshme muzikore, këngëtarja fitoi statusin e miliarderit falë markës së make-up-it. Domethënë, falë Fenty Beauty, ajo hyri në rrethin në të cilin janë regjisori Peter Jackson, Melinda French Gates dhe 233 persona të tjerë me mbi një miliard dollarë pasuri.
Në krye të listës së këtij viti është CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, i cili ka 219 miliardë dollarë dhe është personi më i pasur në botë, sipas Forbes./FrontOnline/