Rihanna ka ripërcaktuar në mënyrë efektive stilin e lehonisë gjatë shtatzënisë me fëmijën e saj të parë.
34-vjeçarja u pa sërish në ekspozim të plotë të barkut të rrumbullakosur e veshur me sytjena dhe tuta gjatë një daljeje në Los Angeles.
Tani në tremujorin e saj të tretë, Riri duket se ka disa dëshira për një ushqim të shpejtë.
Rihanna shkëlqente me stilin e thjeshtë dhe dukej e lezetshme me një palë tuta të zeza të gjera me rripat e varur rreth ijeve.
Flokët e artistes ishin të valëzuara dhe ajo u shfaq pa grim dhe mbante një palë syze dielli të errëta, shkruan DailyMail.
Këngëtarja dhe dizenjatorja përshtati dukjen me gjerdane floriri me gjatësi të ndryshme, çizme të bardha me thembra të zeza dhe byzylykë.
Në dorë ajo mbante një filxhan, përpara se të ndalonte për të vizituar një mik.
Nëntë herë fituesja e “Grammy” nuk ka konfirmuar ende gjininë e foshnjës së saj, megjithatë, themeluesja e ‘Fenty Beauty’ bleu më parë një fustan të vogël portokalli në Target, gjë që bëri që shumë nga fansat e saj të spekulonin se ajo ishte në pritje të një vajze.
Miliarderi së fundmi foli për shtatzëninë ndërsa lansoi linjën e saj ‘Fenty Beauty’ në ‘ULTA Beauty’.
“Në tremujorin e tretë, grimi me siguri ju ndihmon të ndiheni si një person i vërtetë. Unë thjesht u fokusova shumë në hidratimin dhe konturimin. Fytyra bëhet pak e rrumbullakët dhe topolake. Hunda fillon të zgjerohet. Gjithçka është një sfidë, që nga veshja dhe mënyra se si do të bëni grimin tuaj. Por më pëlqejnë sfidat”, deklaroi artistja.
Rihanna dhe Rocky fillimisht u lidhën në nëntor të 2020 pasi u raportua se ata po shiheshin pas ndarjes së këngëtares nga ish i dashuri i saj, Hassan Jameel.
Të dy ishin njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne me njëri-tjetrin.
Rihanna dhe Rocky mbetën miq për pjesën më të madhe të dekadës përpara se People të konfirmonte se ata zyrtarisht po takoheshin në nëntor 2020.